Vatra të reja në vend/ Digjen tre banesa në Berat, flakët rrezikojnë zonat e Vokoposë, Zhapokikut, Rehovit dhe Rërpanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2025, 18:59
Vatra të reja zjarri janë aktivizuar në vend përkatësisht në Berat.
Mësohet se flakët kanë rënë në fshatrat e Terpanit në Berat. Flakët rrezikojnë banesat në zonat e Vokoposë, Zhapokikut, Rehovit dhe Rërpanit. Mësohet se tre shtëpi janë përfshirë nga flakët.
Temperaturat e larta dhe era janë faktorë të cilët kanë favorizuar flakët duke vështirësuar punën e zjarrfikësve.
Ministria e Mbrojtjes pasditen e sotme ka dalë me një njoftim ku bëri me dije se 30 vtra zjarri janë aktive në vend. Situata ka qenë e rënduar në Gramsh ku është regjistruar edhe një viktimë nga flakët.
