"Shqipëria në zjarre në të katër anët e saj"/ Berisha: Kanë marrë j*të dhe kanë pl*gosur me djegie të shkallëve të ndryshme dhjetra qytetarë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me situatën alarmante të zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se, Shqipëria është në flakë në të katër anët e saj, ku fatkeqësisht ka pasur dhe humbje jete.

Postimi i Berishës:

Shqipëria në zjarre në të katërta anët e saj! Miq nga Saranda në Tropojë mbi 60 vatra zjarresh dhe flakësh të fuqishme që po djegin qindra e mijëra hektar kullota, pyje, ullishte, pemtore, por dhe kanë rrethuar fshatra dhe lagje të banuara, kanë marrë jetë dhe kanë plagosur me djegie të shkallëve të ndryshme dhjetra qytetarë.