Gjana: Zjarri në Zall-Herr po vazhdon, ndërhyrja është shumë e vështirë për shkak të terrenit dhe temperaturave të larta

Në një lidhje direkte për "Ora News", eksperti i shërbimit zjarrëfikës, Bardhyl Gjana, tha se flakët nga fshati Ferraj janë përhapur me shpejtësi drejt Zall-Herrit, ku ndërhyrja vështirësohet nga terreni dhe temperaturat e larta.

"Aktualisht jam i pozicionuar në zonën e Zall-Herrit, ku zjarri vazhdon prej ditës së brendshme.

Kjo vatër zjarri është shfaqur në fshatin Ferraj dhe ka ecur me shpejtësi të madhe për shkak të erës së fortë dhe aktualisht ndodhet në zonën e Zall-Herrit.

Nuk paraqitet rrezik për banesat pasi në pjesën e zonës së banuar janë stacionuar 4 automjete zjarrëfikëse, 2 të shërbimit zjarrëfikës së Bashkisë Tiranë dhe 2 të shërbimir zjarrëfikës Kamëz.

Terreni është shumë i vështirë pasi nuk futen mjetet zjarrëfikëse. Në terrenet ku nuk futen dot mjetet zjarrëfikëse ndërhyrja është shumë e vështirë.

Temperaturat kanë qenë jashtëzakonisht të larta, terreni shumë i vështirë dhe kjo ka bërë shumë të vështirë ndërhyrjen nga ana jonë", u shpreh Gjana.