Guri: Djegia e pyjeve dhe e mbetjeve është nga dora e brendshme e atyre që merren me këtë punë

Ambientalisti Sazan Guri, në një lidhje direkte për "Ora News," hodhi akuza të forta mbi djegien e pyjeve dhe mbetjeve, duke theksuar se pas këtyre fenomeneve qëndrojnë individë me lidhje të ngushta me pushtetin lokal dhe qeverinë, të cilët përfitojnë duke shkelur ligjin dhe duke keqpërdorur lejet për shfrytëzim.

" Unë kam një mendimin tim personal që djegia e pyejeve, djegia e mbetjeve dhe diçka tjetërt janë nga dora e brendshme e atyre që merren me këtë punë.

 Përshembull pyjet, pasi merret një leje për të bërë dru për komunat, qytetarët, merret një leje për një lloj të caktuar dhe ai të jep edhe nja 10 lloje të tjera.

Merr një leje për 1 hektar dhe ai djeg 10 hektar. Pra, i vetmi person i interesuar që ka interes pastaj gabime të meta apo çmendurira edhe ka.

Le të themi tek kjo që mund të jetë më e përgjithshmja. Personi që merr leje nga qeveria me leje të qeverisë për një dru të caktuar dhe pret 9 drunj të tjerë, njësoj si i mbetjeve, personi që ka për detyrë të mbledh 100 ton në ditë dhe mbledh 10 ton në ditë, i ngelen 90 ton në ditë pa mbledhur dhe personi që është i interesuar të djegi që të justikoj lekët që ka mar për 100 ton në ditë, atëherë personi i interesuar që të djegi është personi që ka lidhje me bashkinë, edhe ky është personi që ka lidhje me qeverinë", u shpreh Guri.