Gjendet një trup i pa*etë pranë 'Urës së Drinit të Zi' në Kukës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2025, 19:01
Një trup i pajetë është gjetur pranë ''Urës së Drinit të Zi'' në Kukës.
Njoftimi:
Kukës / Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë “Urës së Drinit të Zi” është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
