Përdorën sistemin Hawala, bllokohen kompanitë e Ferizaj dhe Kalbaj

Dy kompani Ferizaj 18 dhe Kalbaj janë sekuestruar nga SPAK, pasi dyshohet se qarkulluan paratë e krimit. Subjektet dyshohet se ishin të Përparim Kalbajt dhe Burim Ferizaj që janë në arrest me burg për transferimin e milionave eurove nga Zvicra përmes sistemit Hauala.

Spak ka vendosur sekuestro ndaj tre personave të akuzuar se aplikuan skemën e transferimit të miliona eurove të botës së krimit nga Zvicra në Shqipëri. Bëhet fjalë për dy kompani dhe prona të tjera të Burim Ferizajn dhe Përparim Kalbaj që janë nën masën e arrestit me burg dhe të Ervis Ferizajt të ndaluar në Zvicër. Dy kompani Ferizaj 78 dhe Kalbaj, që si objekt të veprimtarisë kanë exchange dhe agjenci turizmi tashmë janë nën administrimin e spak.

Gjithashtu një njësi me sipërfaqe 161 m2 me çmimin e blerjes 200 mijë euro, një vilë dy katëshe prej 162 m2 truall dhe 140 ndërtim në gjirin e lalzit janë bllokuar ndërsa vlera e kontratës së blerjes në vitin 2019 është 80 mijë euro. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe 77 mijë e 160 franga të kompanisë ferizas që po ashtu janë sekuestruar.

Sa i përket shoqërisë Kalbaj, veç pasurive që i janë zbuluar se i përkasin kompanisë janë bllokuar dhe 68 milionë lekë që dyshohet se përbëjnë product të veprës penale

Një javë më parë GJKKO ka lënë në arrest me burg Burim Ferizajn dhe Përparim Kalbaj të akuzuar nga SPAK se futën në shqipëri miliona euro të nisura prej Zvicrës përmes sistemit havala. Veprimtaria e paligjshme dyshohet se kishte nisur prej vitit 2020. Ndërsa rezulton se në datën 7 janar 2019 është krijuar shoqëria Kalbaj dhe në 12 mars të vitit 2021 kompania Ferizaj 18