Në pikun e vapës lagjia "Kodër" në Sarandë prej tre ditësh pa ujë, qytetarët nuk marrin asnjë përgjigje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2025, 15:19
Furnizimi me ujë, sidomos në këto ditë më temperatura përvëluese është një domosdoshmëri. E kundërta raportohet në një nga lagjet në Sarandë.
Një qytetare ka denoncuar situatën e mungesës së ujit në Sarandë në lagjen "Kodër".
Sipas mesazhit, lagjia "Kodër" prej tre ditësh nuk furnizohen me ujë.
Qytetarja ka bërë me dije se janë ankuar tek ujësjellësi por drejtori nuk gjendet aty.
Ajo shton se i kanë telefonuar por askush nuk përgjigjet. Në një situatë të tillë denoncuesja kërkon zgjidhje dhe se nuk dinë ku të kërkojnë më për tu ankuar pasi si përgjigje marrin heshtje ose mos hapje telefoni./ Dosja

