Vijon beteja me flakët në zonat e Vlorës dhe Sarandës, raportime pë zjarr masiv në Dukat Fushë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2025, 17:41
Një vatër e re zjarri është raportuar në Dukat Fushë teksa raportohet se janë djegur një sipërfaqe të madhe toke.
Bëhet me dije se të favorizuara nga era e fortë dhe temperaturat e larta, flakët po përparojnë drejt disa banesave.
Momentalisht një ndër zonat më të prekura është aksi Sarandë-Konispol, por edhe zona e Dukatit, Sherishtës, Kaninës, Senicës, Sasajt, Markatit, Vergos etj.
Gjithashtu raportohet në këto zona aksioni për shuarjen e vatrave të mbetura po vijon me intensitet të lartë nga grupet operacionale.
