Plago*i me thikë 70-vjeçarin në Durrës, policia arreston autorin e dyshuar

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e regjistruar pasditen e sotme në Durrës. Policia bën me dije se pas një konflikti ka mbetur i plagosur me thikë një 70-vjeçar. 

Sipas njoftimit ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta në lagjen nr.11.

Autori i dyshuar është vënë në pranga disa minuta pas ngjarjes.

Ndërkohë i plagosuri ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar.

Në lagjen nr. 11, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Zh., 68 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. T., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. Zh. në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.