“Çuçka” i Ersekës, i fut skavatorin stallës së lopëve, prish objektin në proces legalizimi

Ashtu siç njoftuam 1 ditë më parë në “Ora News”, kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai, ka shembur një stallë lopësh e ndërtuar disa vite më parë në vendin e quajtur “Pyllëzimi i Ersekës”.

Sot efektivë të Policisë Bashkiake dhe zyrtarë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, të paisur me një skavator, kanë ekzekutuar dëshirën e kryebashkiakut të Ersekës, për shembjen e një objekti “Stallë” të ndërtuar nga fermeri Elodjan Beqo.

Objekti ishte i ndërtuar në tokë me pronësi të Beqos, para vitit 2020 me strukturë druri dhe llamarina, pa asnjë pikë beton në sipërfaqen e tokës. Nga ana tjetër, fermeri Elodjan Beqo, kishte aplikuar prej vitit 2021 në ASHK-në Korçë për tu paisur me leje legalizimi.

Të gjitha këto veprime dhe hapa ligjorë të ndërmarë nga Elodjan Beqo, nuk janë marë në konsideratë nga Erion Isai, i cili urdhëroi vartësit e tij të prishte kasollen e lopëve.

Nga ana tjetër para se të kryhet kjo procedurë, fermeri Elodjan Beqo pretendon se është tërësisht i rregullt, ka paguar taksat e femerit dhe ka ndërtuar në një sipërfaqe toke që është tërësisht e tij dhe me dokumenta hipotekorë.

Për shkak të veprimeve arbitrare të zyrtarëve të bashkisë Ersekë dhe veprimeve të personalizuara nga kryebashkiaku i zonës, Erion Isai, Beqo, ka paraqitur një kallëzim penal ndaj zyrtarit të bashkisë.

Kallëzimi është referuar nëprokurori për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Mbajtjes pa të drejtë të titujve” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.

Kjo pasi sipas kallëzimit kryetari i bashkisë Ersekë ka shmangur qëllimit Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, duke marë kopetencat e këtij organi dhe vepruar edhe si kryebashkiak edhe si drejtor IMT-je.

Ndërkohë të kallëzuar në prokurorinë e Shkodrës janë dhe Petro Risto, me detyrë zv/kryetar i bashkisë Ersekë, Brikena Ali me detyrë Drejtoreshë e Shërbimeve Publike, Ermal Zylfo me detyrë Drejtor i Policisë Bashkiake dhe Orgest Lifo me detyrë Drejtor i Çështjeve Juridike dhe Prokurimeve Publike.