Pl*gosje në Durrës/ Të moshuarit bëjnë sh*rr për dominotë, nxjerrin th*kat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2025, 15:40
Një lojë domino ka shërbyer që të nxisë një sherr që ka përfunduar me një plagosje me thikë.
Ngjarja është regjistruar në Durrës ku të përfshirë janë 2 të moshuar nga ky qytet.
Ngjarja e rëndë sapo ka ndodhur në afërsi të sheshit “Pranvera”, tek lulishtja perballe Postës Shqiptare.
Njëri prej tyre është plagosur, ndërkohë që autori është shoqëruar nga policia.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas burimeve ndodhet jashtë rreziikut për jetën.
