Vetëm 19 vjeç, djali i Totit lë papritur futbollin

Kristian Toti ka vendosur të tërhiqet nga futbolli, ndërsa është vetëm 19 vjeç.

Vendim i papritur nga djali i Françesko Totit, që e kishte të ardhmen përpara.

Ish-trajneri i tij, Marko Amelia, ka zbuluar arsyet. Dhe lidhen pikërisht me presionin që mbart mbiemri i tij.

“Gjithmonë besova tek ai. E doja atë sepse ishte një lojtar me aftësi të mrekullueshme.

Një mesfushor që kishte kapacitet të ndërtonte lojën, të lexonte mes linjave difensive, të krijonte, por gjithashtu i mirë të rikuperonte topa.

Mendoj se do të kishte një karrierë të mirë si lojtar në Serinë C apo B.

Të jesh djali i Totit kishte një impakt në vlerësimin tim, kishte shumë presion”, u shpreh ish-trajneri i Kristian Totit.