FELIKS KALON TE AL NASSR! Chelsea firmos kontratën e transferimit në Arabi
45 milionë euro do të arkëtojë Chelsi nga transferimi i sulmuesit portages drejt Al Nassr. Feliks tashmë do të udhëtojë drejt arabisë për tiu nënshtruar testeve mjekësore e për tu bashkuar me pas me kristiano ronaldon
Klubi saudit Al-Nassr ka arritur një marrëveshje me Chelsean për transferimin e sulmuesit portugez Joao Felix, në një marrëveshje që mund të arrijë vlerën 43.7 milionë paund. Futbollisti 25-vjeçar ka marrë leje për të udhëtuar drejt Riyadh-it, ku do të kryejë testet mjekësore për të përfunduar kalimin.
Felix do të ribashkohet me bashkëkombasin Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite, pasi Al-Nassr mposhti konkurrencën e ish-klubit të tij Benfica për ta siguruar. Chelsea do të rikuperojë shumicën e shumës prej 45 milionë paund që kishte paguar ndaj Atletico Madrid për kartonin e tij një vit më parë.
Në janar, Joao Felix u huazua te AC Milan për një tarifë prej 5 milionë paundësh për gjashtë muaj, por nuk arriti të konsolidohej në planet afatgjata të “Blues”.
Chelsea, që këtë muaj fitoi Kupën e Botës për Klube, ka qenë aktive në shitje për të balancuar financat. Deri më tani ka shitur portierët Djordje Petrovic dhe Kepa Arrizabalaga, si dhe sulmuesin anësor Noni Madueke. Totali i të ardhurave nga shitjet ka shkuar në rreth 130 milionë paund, ndërkohë që lojtarë si Raheem Sterling, Ben Chilëell, Renato Veiga dhe Armando Broja janë në listën e largimeve të mundshme.
Në anën tjetër, blerjet nuk kanë munguar. Chelsea ka shpenzuar 212 milionë paund për emra si Liam Delap, Jamie Gittens dhe Joao Pedro, ndërkohë që ka interes aktiv për Xavi Simons dhe mbrojtësin Jorrel Hato.
Megjithatë, klubi është nën presion të drejtpërdrejtë nga UEFA për të përfunduar verën me një bilanc transferimesh pozitiv. Blutë janë gjobitur paraprakisht me 27 milionë paund dhe duhet të respektojnë rregullat financiare për të pasur të drejtën të regjistrojnë lojtarë të rinj për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

