Interi kërkon muskuj në mesfushë! Chivu gjuan një lojtar për të prishur sulmet dhe rikuperuar topat
Trajneri i Interit po kërkon një ndryshim të fortë në mesfushë. Synimi mbetet për një lojtar që ka dhënë proca se di të prish sulmet e kundërshtarit dhe rikuperon shpejt topat. Në radar mbetet lojtari i denoas por dhe i parmës
Interi nuk e mbyll merkato vetëm me transferimin e sulmuesit Ademola Lookman. Me projektin taktik të trajnerit Cristian Chivu që po merr formë qartë, drejtuesit e klubit janë të vendosur të shtojnë muskuj në mesfushë, duke kërkuar një emër për të thyer sulmet dhe për të rikuperuar topat, që të plotësojë linjën me Barellën në formacionin 3-4-2-1.
Një nga emrat kryesorë që po vëzhgohet është Morten Frendrup i Genoas. Danezi ishte lideri absolut në topa të rikuperuar sezonin e kaluar në Serie A. Bisedimet janë të hapura, por për kartonin e tij kërkohen rreth 20 milionë euro, shifër që mund të përbëjë pengesë.
Në skenë është edhe alternativa Mandela Keita nga Parma, i lindur në vitin 2002, një sugjerim direkt nga vetë Chivu. Edhe për të, vlera në merkato është rreth 20 milionë euro.
Për të bërë hapësirë për një prurje të re, Interi po konsideron largimin e disa elementëve. Kristjan Asllani është në qendër të diskutimeve, me klubin që përpiqet ta bindë për një transferim jashtë Italisë. Por më i lëkundur duket Piotr Zielinski, i cili nuk ka bindur në sezonin e parë për shkak edhe të dëmtimeve. Me një pagë prej 4.5 milionë euro dhe 31 vjeç, polaku nuk ka shumë treg në Europë, por mundësia për në Arabinë Saudite mbetet e hapur.
