FUTBOLL AMERIKAN NË “BERNABEU”! Stadiumi i Real Madridit transformohet përmes teknologjisë

Transformimi i Bernabeut ka bërë që stadium të mos i shërbejë vetëm Real Madrit. Tashmë dhe futbolli amerikan do të luhet aty, ndërsa përmes teknologjisë do të arrihet jo vetëm zhvendosja e fushës por edhe të rreshtave të tribunës

Stadiumi Santiago Bernabéu në Madrid po përgatitet të shkruajë një faqe të re në historinë e sportit botëror, duke pritur një ndeshje zyrtare të National Football League për herë të parë në Spanjë.

Transformimi i stadiumit mitik të Real Madridit në një hapësirë multi-funksionale po jep frytet e tij. Pas investimeve që kalojnë 1.347 milionë euro, Bernabéu është sndërruar nga  më inovativë në Europë, me një sistem hipogjeo që lejon zhvendosjen e fushës për të akomoduar formate të ndryshme eventesh – nga futbolli, tek koncertet dhe tani, futbolli amerikan.

Debutimi i NFL në Madrid ishte planifikuar më herët, por u shty për shkak të problemeve të izolimit akustik. Tashmë, struktura është pothuajse gati, me punimet finale që po realizohen gjatë verës.

Ndeshja mes Miami Dolphins dhe Ëashington Për të përshtatur stadiumin me përmasat e fushës së NFL 109.7 x 48.8 m, do të hiqen disa rreshta në tribunat e fundit dhe do të shtohen struktura që do të mundësojnë gjithashtu organizimin e ngjarjeve si basketbolli apo spektakle të mëdha. Kapaciteti i stadiumit do të rritet gjithashtu me shtimin e dy rreshtave në amfiteatrin e parë.

Një sfidë mbetet çështja e dhomave të zhveshjes. Me mbi 120 persona në delegacionin e çdo ekipi të hapësirat aktuale nuk janë të mjaftueshme. Real Madrid po shqyrton përshtatjen e disa sallave të stadiumit për të zgjidhur këtë problem.

Një tjetër aspekt delikat është cilësia e fushës. Aktualisht, stadiumi ka mbjellë një tapet natyral të ri, i mbuluar për të shmangur dëmtimet nga temperatura e lartë. Në rast se ky terren nuk rezulton optimal në momentin e ndeshjes, parashikohet përdorimi i një fushe të përzier me cilësi të lartë  një zgjidhje më e shtrenjtë, e ruajtur për në nëntor, pas ndeshjes.

Së fundi, për të kompletuar përvojën vizuale dhe komerciale, Bernabéu do të pajiset me një unazë të dytë LED, mes amfiteatrit të dytë dhe të tretë. Kjo do të harmonizohet me videomonitorin 360º tashmë aktiv, duke përforcuar identitetin modern të stadiumit dhe kapacitetin për të zhvilluar fushata dinamike të nivelit ndërkombëtar.