VIDEO/ 3 gola në 4 ndeshje, Uzuni i papërmbajtshëm në Amerikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2025, 21:13
Myrto Uzuni ka shënuar sërish për Austin. Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e parë të ndeshjes kundër DC Junajtid, ndërsa Austin fitoi 2 me 4.
Goli i Uzunit në transfertë erdhi në minutën e 22-të. Sulmuesi shqiptar shfrytëzoi si duhet pasimin dhe nuk fali përballë portierit.
Ky ishte goli i tretë në katër ndeshjet e fundit për Uzunin. 30-vjeçari duket se ka filluar të ambientohet si duhet dhe po kthehet në formën e tij më të mirë.
