FOTO+VIDEO/ “Pushtuan” Gjirin e Lalzit, procedohen penalisht 14 zaptuesit dhe iu sekuestrohen 1566 komplete me çadra dhe shezlongë

Policia e Durrësit njofton se: “Vijojnë kontrollet masive në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, përgjatë vijës bregdetare të qarkut Durrës.

Lirohen hapësira të tjera në plazhin e Gjirit të Lalzit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.      

Hiqen dhe sekuestrohen 1566 komplete me çadra dhe shezlongë.      

Procedohen penalisht 14 shtetas.

FOTO+VIDEO/ “Pushtuan” Gjirin e Lalzit, procedohen penalisht 14

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të plan-operacionit "Plazhi i lirë", kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.            

Gjatë kontrolleve, në disa hapësira publike, në plazhin e Gjirit të Lalzit, u hoqën dhe u sekuestruan në total 1566 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 14 shtetas.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

V. B., 28 vjeç, banues në Draç, Durrës;

E. L., 47 vjeç, banues në Tiranë;

D. K., 60 vjeç, banues në Shijak;

E. L., 33 vjeç, banues në Hamallaj;

L. M., 24 vjeç, banues në Shijak;

S. K., 31 vjeç, banues në Ishëm;

S. I., 57 vjeç, banues në Ishëm;

J. B., 38 vjeç, banues në Tiranë;

A. F., 53 vjeç, banues në Manzë;

Q. D., 30 vjeç, banues në Tiranë;

A. C., 39 vjeç, banues në Manzë;

L. L., 50 vjeç, banues në Tiranë;

F. A., 47 vjeç, banues në Tiranë;

E. Q., 59 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror”.