Pilotët hungarezë zbresin në Farkë në ndihmë për përballimin e zjarreve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte sot në bazën ajrore të Farkës, ku përveç forcave shqiptare, ka takuar edhe dy pilotët hungarezë që kanë ardhur në ndihmë për shuarjen e zjarreve ën Shqipëri.

Sipas Vengut, kjo mbështetje, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë dhe solidaritetit të fortë mes Shqipërisë, Hungarisë, Kroacisë dhe BE-së në përballimin e emergjencave natyrore.

“Në Bazën Ajrore të Farkës ku pata mundësinë të falenderoj nga afër pilotët hungarezë të dy helikopterëve H225m, të ardhur në ndihmë për përballimin e zjarreve në disa zona të vendit, krahas mjetit Canadair të Forcës ajrore kroate.

Pilotët hungarezë zbresin në Farkë në ndihmë

Kjo mbështetje, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë dhe solidaritetit të fortë mes Shqipërisë, Hungarisë, Kroacisë dhe BE-së në përballimin e emergjencave natyrore.

Vigjilencë maksimale në orët dhe ditët në vijim. Dhe respekt po aq maksimal për 1300 efektivët civilë dhe ushtarakë të angazhuar në përballjen me flakët dhe temperaturat ekstreme” – shkruan Vengu.