Aksident i rëndë në Lezhë, automjeti përplaset me një trailer. 1 i vdekur dhe 4 të plagosur rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2025, 22:58
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Fishtë.
Një automjet është përplasur me një trailer me targa Serbie dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Një person ka mbetur i vdekur, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur rëndë.
Janë banorët e zonës dhe kalimtarë të rastësishëm që kanë bërë të mundur nxjerrjen e të lënduarve. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësja.
