E rëndë në Krujë, babai aksidenton për vd*kje vajzën në ambientet e biznesit të tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2025, 18:11
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Krujës, ku një vajzë e mitur, vetë 4 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti brenda ambienteve të një biznesi familjar.
Dyshohet se automjeti i drejtuar nga i ati ka përplasur vajzën aksidentalisht.
Njoftimi:
Krujë/Informacion paraprak.
Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
