Ngjarja - Aksident në Dimal, dy makina përplasen tek parku, 2 fëmijë dërgohen në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të martë rreth orës 15:00 në qytetin e Dimalit, pranë zonës së njohur si Parku i qytetit. Një automjet tip Mercedes Benz, i drejtuar nga shtetasi M.M., është përplasur me një mjet tip Golf, në të cilin udhëtonte shtetasi L.T. së bashku me dy fëmijët e tij të mitur.

Si pasojë e përplasjes, dy fëmijët, përkatësisht 12 dhe 8 vjeç, kanë pësuar lëndime të lehta. Ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat kryen këqyrjen e vendit dhe nisën hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e përplasjes. Drejtuesi i automjetit tip Benz, shtetasi M.M., është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.