NË BURG NËSE PARKON DYSH/ Luzi: Vendimi i policisë mbetet për t’u parë si do vlerësohet nga gjykata ligjor ose jo
Nga nisja e kësaj jave 9 persona janë dërguar në prokurori pasi kanë parkuar makinën në rresht të dytë, apo dhe kanë ndaluar në korsi të dedikuara.
Sipas Kodit Penal drejtuesit rrezikojnë nga gjobë deri në 3 vite burgim.
Por eksperti rrugor Arben Luzi shprehet se pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve kalojnë një pjesë të madhe të stresit të tyre në trafik dhe orëve të gjatë në drejtimin e mjetit për shumë pak kilometra që do të përshkruajë ai me makinën e tij.

“Në fakt një pjesë e madhe e trafik krijohet pikërisht nga parkimet e gabuara, apo parkime dyshe që bllokojnë lirshmërinë e qarkullimit të mjeteve.
Dhe tani që policia po ndërmerr masa ekstreme duke e cilësuar parkimin dysh si bllokim me dashje i rrugëve duke e futur këtë në ndëshkimet e parashikuara në Kodin Penal, pra nuk do jetë më kundërvajtje administrative që ndëshkohet me gjobë, por është vepër penale.
Dhe për dënimin ose jo i takon Prkurorisë ta vendosë, megjithatë nga njëra anë janë veprime që policia i bën për të ndëshkuar kundërvajtësit, e nga ana tjetër kemi qëndrimin që do të mbajnë organet ligjzbatuese që janë prokuroria dhe gjykata, të cilat do ta ndajnë nëse do jetë veprim ligjor i policisë ky vendim apo jo.
Për mua këto janë kundërvajtje administrative dhe jo akte që përbëjnë vepra penale”, u shpreh ndër të tjera eksperti rrugor Arben Luzi gjatë një interviste për “Ora News”.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN RRUGOR ARBEN LUZI

