UEFA dënoi Shqipërinë për ndeshjen me Serbinë, reagon TKZ: Ja rezultati i politikës së FSHF-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2025, 14:25
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot se ka marrë një gjobë prej 161 mijë frangash dhe po ashtu mbylljen e 20% të kapacitetit të stadiumit ndaj Letonisë.
Shkak janë bërë incidentet ndaj Serbisë.
Grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, që nuk ishte i pranishëm në stadium, ka reaguar pas vendimit të marrë.
“Një herë vendosën ta eliminojnë TKZ-në nga shpërndarja e biletave dhe ja rezultati: 161.000 euro dënim.
Ky dënim kaq i madh në vlerë monetare nuk ka ndodhur asnjëherë, as kur të gjitha tifogrupet kanë qenë në stadium prezent.
Ky është “menaxhimi i kontrolluar” i biletave nga ana e FSHF-së. Kjo është pasqyra e vërtetë e politikës ndaj tifozëve të saj besnik”, shkruan TKZ.
