Akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Asllan Dogjanin

GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të deputetit demokrat Asllan Dogjani me akuzën e mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë.

Sipas SPAK Dogjani ka fshehur mënyrën e pagesës për blerjen e një  apartamenti me sipërfaqe 100 m 2.

Vetë Dogjani ka pretenduar se ai e ka përfituar pronën në baze të një marrëveshje në këmbim të shërbimit te konsulencës juridike.

Por sipas hetimeve te SPAK, rezulton se Dogjani e ka blerë apartamentin 126 mije euro duke i paguar paratë cash.