MANDATI QË NDAU IDEALIN! Lapaj: Të japim dorëheqje! Shabani: Nëse fjalën s’e mban Adriatiku, pse ta mbajë daja im?!

Përplasjet mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit marrin një kthesë të re pak orë para vendimit të KQZ për mandatin e koalicionit të tyre. Në një konferencë për media, kryetari i Shqipëria Bëhet i propozon dy drejtuesve të nisma thurje dorëheqje, ndërsa e akuzon se kërkon ta çojë mandatin te Partia Socialiste.

Në kulmin e debatit për mandatin mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, dhe pak orë përpara se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të shprehet me vendim për 37 mandatet e tiranës kryetari i shqipëria bëhet ka një propozim të fundit për Nisma thurje

Në një konferencë për media, Lapaj tha se Shabani dhe daja i tij kërkojnë që mandatin t’ia çojnë Partisë Socialiste.

Akuzoi Shabanin edhe për financat.

Përgjigjen Endri Shabani e dha pak para konferencës së ish aleatit. Përmes kësaj shkrese i kujton Lapajt se nuk ka mbajtur marrëveshjen verbale se nuk do bëhej deputet nëse koalicioni merrte vetëm 1 mandat.

Në këto kushte ai shton se as daja i tij nuk ka pse zbaton një pakt të pa firmosur.