Reformat e Ramës/ Agolli: Po bëhen me shpejtësi prej negociatave, duheshin bërë për 3 mandate

Analisti, Ilirjan Agolli i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se të gjitha reformat që thotë Rama do duhej ti kishte bërë për tre mandate.

Agolli: Perceptimi im i thjeshtë është në dy pika.

E para që të gjitha këto janë premtime të bëra njëherë.

I kemi dëgjuar njëherë në 2013 dhe shumica e tyre janë të pambajtura.

Sapo kemi dalë nga një fushatë ku do duhej të ishte bërë një bilanc se sa janë realizuar prej tyre.

Reforma e ujit, reforma e plehrave, reforma e arsimit, reforma e territorit, të gjitha këto që Rama po i thotë me shpejtësi të madhe do duhej ti kishte bërë për 3 mandate.

E kemi bërë një traditë shumë të keqe që fushatat ti bëjmë pa ballafaqime mes palëve.

Pika e parë është që këto janë premtime të 12 vjetëve më përpara.

Ato që nuk i ka bërë për tre mandate, tani i ka premtuar BE që do ti bëjë për tre vjet.

Arsyeja e kësaj është vetëm shpejtësia për të kapur afatet e negociatave.

Në shtator do hapen të gjithë kapitujt e negociateve, 31 kapituj.

Detyrat brenda këtyre kapitujve janë aq të shumta sa që nuk e di se ku do ti gjejë administrate shqiptare kapacitetet për ti plotësuar qoftë edhe minimalisht ato kritere.