Lirimi i hapësirave publike/ Rama poston fotot: Çuna, ka ardhur koha për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët! Respekte për çmontimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2025, 22:07
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një rrjetet e tij sociale pamje nga çmontimi i tendave të një lokali që duket se ndodhet mes pallatave.
Rama shprehet se ka ardhur koha që pronarët e lokaleve të bëjnë biznes, pa penguar të tjerët që të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare.
Më herët gjatë ditës, kreu i qeverisë ka ndarë foto dhe video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike nga bizneset e ndryshme.
POSTIMI I PLOTË:
Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit dhe për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare
Respekte për çmontimin
