''Pushteti në një dorë, tashmë realitet'', Hoxha: Rama po tregon që tani se cili do jetë ai kryeministri me 83 mandate
Gazetari, Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Rama me aksionet dhe nismat e qeverisë po tregon që pushteti në një dorë tashmë është një realitet.
Hoxha: Arsyet janë disa, unë do ti përmblidhja në dy.
E para, para zgjedhjeve të majtëve, sistemit, qeverisë, pushtetit i është dashur ta lirojë dorën.
Ti lirojë frerët. Dhe tani është koha më e përshtatshme për të mbledhur frerët.
Se do vijë prap koha tjetër që do duhet ti lirojë për ti shtrënguar pas zgjedhjeve të ardhshme.
Momenti i dytë që është më i rëndësishmi, unë mendoj që Rama po na tregon që tani, nuk priti shtatorin apo tetorin për të na thënë se cili do të jetë ai kryeministri me 83 mandate.
Pra po na tregon që pushteti në një dorë tashmë është një realitet edhe më i qartë se ç’ishte para zgjedhjeve.
Ai po demonstron forcën e regjimit që tashmë pushtetin në një dorë e ka tiparin e vet kryesor.
Ky është thelbi që i përmbledh të gjithë aksionet që ka ndërmarrë qeveria.
