Bala: Aksionet dhe nismat e kryeministrit Rama, të mirëmenduara edhe më përpara
Gazetari, Anri Bala i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se aksionet e kryeministrit Rama kanë qenë të mirëmenduara edhe më përpara.
Bala: Unë mendoj se ka qenë e mirëmenduar edhe më përpara se nuk mund të jetë aksion kështu çohet kryeministri në darkë edhe thotë nesër do shembim.
Besoj se ka qenë një projekt që e ka pasur edhe më përpara për shkak të efektit që mund të ketë pasur ose do kishte në fushatën e 2025.
Nuk e ka aplikuar, ka zgjedhur të bëjë më mbrapa.
Tani po të flasim për ushqimet që pretendojnë se nuk janë me certifikatë unë besoj se nëse ka treg për ato ushqime, qytetarët i blejnë sepse nuk kanë besim tek institucionet shtetërore ose tek kontrollet që bën prsh AKU.
Kemi para se si na fshihen pulat e ngordhura nga viruse të ndryshme.
Kemi parë se si qumështi apo kosi janë me fekale.
