KQZ pritet të “vulosë” Tiranën/ Merr fund edhe dilema për mandatin e vetëm të Nisma “Shqipëria Bëhet”
Pas më shumë se dy muajsh nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, KQZ do të shpërndajë këtë të mërkurë mandatet për subjektet politike për qarkun e Tiranës.
KQZ pritet të vendosë edhe për mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, pas përplasjeve mes Lapaj dhe Shabanit.
Zgjatja e kohës së certifikimit të zgjedhjeve erdhi për shkak të procesit të rinumërimit, me pretendimet e Partisë Demokratike për manipulime të zgjedhjeve, por që ne fund nuk prodhoi asnjë ndryshim në rezultat.
Raportohet se zgjidhja tashmë është në dorë të kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashit.
“Sot është shpërndarje e 37 mandateve të qarkut të Tiranës. Ende nuk ka një qartësi se kujt do t’i përkasë mandati i deputetit në koalicionin Nisma “Shqipëria Bëhet”, por tani vendimi është në dorë të Celibashit. Po ashtu, pritet që edhe PSD do ketë një lëvizje të fundit, duke tërhequr 12 kandidatët nga lista e mbyllur dhe për t’ia lënë mandatin listave të hapura”, tha ai.
