Koduzi: Politika po përdoret si mjet për të plotësuar nevojat personale, jo për t’i shërbyer shoqërisë

I ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", politikani Gazment Koduzi komentoi zhvillimet e fundit politike dhe mënyrën se si individë të rinj i qasen politikës, duke theksuar se shpesh ajo shndërrohet në një mjet për përfitim personal, dhe jo një mision për të kontribuar në shoqëri.

" Në mënyrë unike emri i koalicionit është "Shqipëria Bëhet", por mesa duket ndonjëherë njerëzit thonë "Shqipëria nuk bëhet".

Kur shikon dhe ata që janë fytyra të reja, që janë futur në politikë me tjetër ambicie, moral, sepse janë mëtë pastër teorikisht, njëri prej tyre ka një background që ka studiuar jashtë Shqipërisë dhe kur shikon se çfarë ndodh me këtë lloj sherri, tregon që njerëzit kur futen në politikë nuk futen me qëllimin për ti dhënë diçka shoqërisë. Pasi janë plotësuar vetë si individë, nga ana sociale, nga ana profesionale e shpirtrore dhe vjen momenti që duan ti japin shoqërisë, mesa duket futen në politikë sepse janë të paplotësuar dhe duan të plotësohen duke u futur në politikë. Pra, si një mjet për të plotësuar nevojat e tyre.

Por, duke parë fenomenin që ka ndodhur, shumë parti me qëllim për të motivuar njerëzit, i 'dogjën' listat e mbyllura duke vendosur njerëz të njohur të cilët dhanë dorëheqjen", u shpreh Koduzi.