Plotësohen vakancat në këshillat bashkiakë në Tiranë, Durrës, Patos e Dibër

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve plotësoi vakancat e krijuara në këshillat bashkiakë të katër bashkive.

Në mbledhjen e djeshme u plotësua vakanca në Këshillin e Bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Majlinda Poçi.

Po ashtu u plotësua vakanca në Këshillin e Bashkisë Patos me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Adile Alushaj.

Në Këshillin e Bashkisë Durrës u plotësua vakanca me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Mirela Shala.

Ndërsa në Këshillin e Bashkisë Tiranë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Sara Shameti.

Për sa i përket vakancës së krijuar në Këshillin e Bashkisë Sarandë, KSHZ vendosi shtyrjen e shqyrtimit dhe dhënien kohë subjektit “Partia Demokratike” për të paraqitur dokumentacionin që mbështet kërkesën e tyre për të mos e plotësuar këtë vakancë.

Gjithashtu, u shqyrtua rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Ali Hekuran Gjeta, kandidat për anëtar në Këshillin e Bashkisë Bulqizë, qarku Dibër, i propozuar nga subjekti zgjedhor Aleanca Progresiste (LZHK), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Komisioneri konstatoi se kandidati nuk është në kushtet e ndalimit të  kandidimit/moszgjedhshmërisë.