Agjenda politike e PS/ Gjyli: Qeveria po vepron me një dorë të fortë për të çuar përpara reformat drejt BE-së

E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", analistja Arsejda Gjyli komentoi zhvillimet aktuale politike, duke vënë theksin te vendimmarrjet e fundit të qeverisë në kuadër të përshpejtimit të integrimit europian dhe përgjegjësisë së Partisë Socialiste pas votëbesimit të 11 majit.

"Në optikën time dhe në analizën që unë kam bërë përsa i takon situatës që ndodhemi dhe aksioneve që janë ndërmarrë qoftë nga kryeministri dhe qeveria, do të doja ta citoja sepse patjetër që vendimarrja është më e gjerë sesa thjesht vendimarrje e kryeministrit por patjetër është një vendimarrje që lidhet me qeverinë dhe agjendën që qeveria ka dhe PS ka në qasjen e qeverisjes që ajo do të ketë në 4 vitet e ardhshme.

Ajo që shikojmë është një lloj aksioni i cili shkon konform me procesin e përshpejtuar të vendit drejt Bashkimit Europian dhe ky proces i përshpejtuar patjetër që do të kishte aksione të cilat do të ishin shumë të thella dhe aksione që do të shkonin që në gjenezë të problematikave, apo që në gjenezë dhe në rrënjë të atyre gjërave që nuk funksionojnë apo të atyre gjërave që nuk shkojnë siç duhet dhe që duan një dorë e cila të jetë patjetër një dorë e fortë dhe një dorë e cila do të sjelli dhe entin rregullator dhe reformator që do të vijoj më pas.

Sot 'accelerated process' i integrimit europian kërkon reforma shumë të thella për të rritur cilësinë e shërbimeve ndaj të cilat qytetarët kanë pritshmëritë e tyre dhe janë të ekspozuar, por patjetër dhe ndaj fjalës së kryeministrit ne kuptojmë që kjo është një lloj përgjgjsie e shtuar ndaj Partisë Socialiste për votëbesimin masiv që ata kanë marr në zgjedhjet e 11 majit", u shpreh Gjyli.