Çfarë i ndodhi? Kryebashkiaku Erion Veliaj dërgohet në spital

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme është dërguar në spitalin e Durrësit. Veliaj ka shkuar në spital për të kryer disa analiza për shëndetin pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Raportohet se kryebashkiaku është shoqëruar nga 30 policë për në spital. Gjithashtu mësohet se pacientet e tjerë janë nxjerrë nga dhomat, për arsye sigurie.

Burime pranë stafit mjekësor bëjnë me dije se Veliaj i është nënshtruar analizave të nevojshme për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë qëndrimit të tij në paraburgim për rreth gjashtë muaj, ai ka pësuar një rënie të konsiderueshme në peshë, duke humbur rreth 10 kilogramë.

Veliaj edhe para pak ditësh ka shfaqur probleme shëndetësore. Për shkak të gjendjes shëndetësore ai nuk arriti të merrte pjesë në seancën gjyqësore për padinë e bërë ndaj emisionit "Piranja" dhe gazetarit Bledian Koka.

HETIMET DHE IZOLIMI

Çfarë i ndodhi? Kryebashkiaku Erion Veliaj dërgohet në

Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.