Vazhdon "lufta" tek Nisma Shqipëria Bëhet/ Pas dajës së Shabanit, edhe kandidatja e Lapajt kërkon mandatin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2025, 15:39
Një tjetër kandidate nga lista e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka revokuar dorëheqjen pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Kleana Xhuveli, e renditur e katërta ne listën e mbyllur të qarkut të Tiranës, kërkon nga KQZ që ta marrë në konisderatë në momentin e shpërndarjes së mandateve.
Me këtë kërkesë, shanset që Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit të bëhet deputet shkojnë drejte zeros, pasi kjo kandidate favorizohet si e renditur më sipër në listë.
Por në lojë janë dhe tre emra të tjerë, Ana Dajko, Livia Stavri dhe Mateo Ziko, të cilët janë sipër Kleana Xhuvelit. Kujtojmë se ditën e djeshme Lapaj dhe Shabani u përfshinë në replika të ashpra në distancë, duke hedhur akuza të ndërsjellta ndaj njëri-tjetrit.
