Tafani: Në Shqipëri kemi frikë nga pushteti, jo nga ligji, Gjykata Kushtetuese bën akrobaci politike

I ftuar në emisionin "Drejt", në "Ora News", analisti Endri Tafani u shpreh se në Shqipëri njerëzit kanë më shumë frikë nga pushteti sesa nga ligji, duke e cilësuar sjelljen e Gjykatës Kushtetuese si një “akrobaci politike” me vendime të kundërta për çështje të njëjta.

" Në mund të gjesh në Shqipëri njerëz që janë më frikacakë janë ata që kanë frikë ligjin e sidomos një person që është në pushtet.

Këtu mund të zihen dy veta dhe mund të vriten për një gërvishtje makine, por kur vjen një tatimore nuk guxon njeri të ngre zërin. Ne kemi një frikë të madhe nga pushteti.

Gjykata Kushtetuese dha këto ditë një vendim për mandatin e deputetit dhe kishte të bënte me interpretimin e kushtetutës kur 28 deputetë kanë të drejtë të kërkojnë të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për mandatin e një deputeti.

Kjo Gjykatë në 2023 nuk e pranoi këtë kërkesë të 28 deputetëve të opozitës për mandatin e Olta Xhaçkës. Filloi të bëj një akrobaci politike dhe praktikisht Olta Xhaçka vazhdoi të qëndojë depute, ndërkohë tani për Vullnet Sinajn jepet një vendim i cili është në një farë mënyre e kundërta, sepse kësaj radhe i dha fuqi këtyre të 28-ve që të këkonin këtë interpretimin e mandatit.

Është po e njëjta gjykatë që brenda 2 viteve jep dy vendime që janë në kundërshtim me njëra-tjetrën", u shpreh Tafani.