Nuk shkoi për tensionin?! Gazetari jep një tjetër variant pse Veliaj u paraqit sot në spital me 30 policë të forcave speciale
Ditën e sotme rreth 30 policë të forcave speciale kanë shoqëruar sot Erion Veliajn në spital, teksa infomacionet paraprake bënë me dije se ai ka pasur probleme me tensionin.
Por sipas gazetarit Mezo Baze, i cili e ka mbështetur gjatë kësaj kohe qysh nga arrestimi, Veliaj ka kryer një ndërhyrje në një klinikë në Durrës, e njohur për procedurën e kolonoskopisë.
Kolonoskopia është një procedurë diagnostike mjekësore që lejon ekzaminimin e brendshëm të zorrës së trashë (kolonit) dhe rektumit, për të parandaluar mundësinë e sëmundjeve tumoriale.
Sipas Bazes, Veliaj e kryen këtë ndërhyrje rregullisht çdo vit, për shkak të historisë familjare të babait të tij, teksa drejtoria e Burgjeve ka refuzuar për dy javë me radhë t’i japë leje për ta kryer ndërhyrjen.
Ai shkruan se vetëm sot e ka lejuar, pasi Ministria e Drejtësisë mundësoi shoqërimin e tij me 30 policë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, tre prej të cilëve kanë qëndruar edhe në sallën e operacionit.
