Beleri do ende Himarën/ Fredi Beleri padi në Gjykatën e Apelit: Rrëzoni KQZ që më hoqi mandatin

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara edhe pse është zgjedhur eurodeputet.

Ai ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e KQZ-së që i hoqi mandatin e kryebashkiakut.

Sipas padisë, ndërprerja e mandatit është bërë në kundërshtim me ligjin.

Beleri kërkon njohjen e mandatit që fitoi në zgjedhjet e 14 majit 2023, të cilin nuk e ushtroi asnjë ditë për shkak të arrestimit.

Kanë kaluar gati një vit nga zgjedhjet në Bashkinë e Himarës ku u zgjodh kryetar vangjel Tavo, por Fredi Beleri tanimë eurodeputet nuk ka hequr ende dorë nga Himara.

Së fundmi, Fredi Beleri i është drejtuar gjykatës së Apelit Administrtiv duke kundërshtuar vendimin  e Komisionit Qëndror të  Zgjedhjeve i cili në korrik të 2024 i hoqi atij  mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, të cilin nuk e ushtroi asnjë ditë.

Vendimi i kundërshtuar bazohet në përfundimin se mandati i Belerit ishte ndërprerë përpara kohe për shkak të pamundësisë së tij për të marrë detyrën, pasi ndodhej në paraburgim për një çështje penale.

Sipas ankuesve, vendimi është në kundërshtim me ligjin dhe kushtet e përcaktuara për ndërprerjen e parakohshme të mandatit.

Beleri dhe PBDNJ e Vangjel Dukes theksojnë se dispozitat ligjore parashikojnë se vetëm në raste të caktuara – si dorëheqje, vdekje, vendim i formës së prerë ose vendimmarrje nga Këshilli i Ministrave – një mandat mund të përfundojë përpara kohe.

Argumenti qendror është se as KQZ dhe as KAS nuk kanë kompetencën për të ndërprerë mandatin në këtë mënyrë, përderisa nuk ka pasur një vendimmarrje të rregullt nga organet kompetente dhe nuk është respektuar procedura për verifikimin e kushteve për pavlefshmëri sipas Kodit Zgjedhor dhe ligjit për funksionimin e organeve të zgjedhura vendorë.

Beleri kërkon anulimin e vendimeve përkatëse dhe njohjen e mandatit të Alfred Belerit si kryetar i ligjshëm i Bashkisë Himarë.

Beleri u arrestua pak ditë para zgjedhjeve lokale të 2023  dhe ai u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje, ndërsa u shpall fitues i zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Beleri nuk e ushtoi asnjë ditë mandatin ndërsa çështja u kthye në një përplasje të fortë diplomatike mes Athinës dhe Tiranëz Zyrtare.

Gjatë kohës që ishte në burg fredi beleri firoj edhe zgjedhjet në Greqi ndërsa ai u bë eurodeputet nën siglën e Demokracisë së re të Kyriakos Mitsotaqis.

Beleri do ende Himarën/ Fredi Beleri padi në Gjykatën e Apelit:

 

 

Dokumenta bashkëngjitur