Logu: Në Shqipëri pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv janë të shkrirë në një të vetëm
Avokati, Marash Logu i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në Shqipëri praktikisht pushteti legjislativ dhe pushteti ekzekutiv janë të shkrirë në një të vetëm.
Logu: Gjykata Kushtetuese duhet të kontrollojë nëse një ligj i miratuar nga parlamenti është në përputhje me Kushtetutën që është kontrata shoqërore që kanë qytetarët me shtetin.
Dhe kjo është një detyrë shumë e rëndësishme e gjykatës Kushtetuese.
Ashtu si gjykatat Administrative duhet në fakt të kontrollojnë që aktet që prodhon qeveria dhe administrata shtetërore vijnë apo jo në përputhje ligjin.
Që këto mekanizma të funksionojnë duhet që ne të respektojmë një parim që është i shenjtë në demokraci, parimi i ndarjes së pushteteve.
Në Shqipëri formalisht ne kemi pushtet ekzekutiv, pushtet legjislativ, pushtet gjyqësor.
Ne e kemi praktikisht pushtetin legjislativ dhe pushtetin ekzekutiv të shkrirë në një të vetëm.
