S’KA LIRI/ Ilir Meta humbet edhe në Apelin e GJKKO-së, do vijojë të qëndrojë në qeli. Avokati i revoltuar nga vendimi

Apeli i Gjykatës së Posaçme pasi dëgjoi pretendimet e palëve mbi kërkesën e Ilir Metës për përfundimin e qëndrimit i izoluar në burg, u tërhoq për vendim, ku vendosi që Meta të

Gjatë seancës, avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani ka kërkuar një masë më të butë sigurie, duke ja lënë në vlerësim gjykatës.

Cakrani, po ashtu, ka kërkuar një nga 7 masat e tjera të sigurisë më të butë se “arresti në burg”, si “arrest shtëpie”, “detyrim paraqitje”, “garanci pasurore”, “ndalim dalje jashtë vendit”, etj,.

Në seancë të pranishëm ishin dhe dy prokurorët e SPAK-ut, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, të cilët kërkuan nga ana e tyre vijimin e mbajtjes në qeli të Ilir Metës.

Kujtojmë se Meta mbahet nën akuzë për korrupsion, fsheje të pasurisë dhe pastrim parash, lidhur me çështjen CEZ-DIA.