Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Drenovës, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2025, 17:05
MALLAKASTËR- Një vatër zjarri është riaktivizuar sërish ditën e sotme në Drenovë të Mallakastrës.
Konkretisht zjarri është aktivizuar në masivin pyjor të Drenovës.
Ndërkohë shërbimet zjarrfikëse kanë rinisur operacionin për shuarjen e flakëve, por situata është e vështirë për shkak të terrenit malor që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
