Paraqesin dorëheqjen krerët e njësive administrative të Kurbinit

Administratorët e njësive administrative të bashkisë së Kurbinit kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetarja e bashkisë, Majlinda Cara.

Dorëheqja e tyre i hap rrugë zgjedhjes së drejtuesve të rinj të njësive administrative përmes një procesi ku do të vlerësohet performanca në punë e secilit.

Në mbledhjen që Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e premte (11 korrik) me kryetarët e bashkive të vendit ai kërkoi që të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative në të gjithë vendin.