“E mb*tën dhe e lanë buzë liqenit”/ Ky është Renis Dobra, 22-vjeçari që u ekz*kutua në Ulëz të Matit (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2025, 13:28

Policia ka zbardhur vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i të cilit u gjet buzë liqenit të Shkopetit.
Hetimet kanë çuar në identifikimin e katër autorëve të dyshuar: Petrit Çakrri dhe tre vëllezërit Bushgjokaj – Fatjon, Kristi dhe Aleksandër.
Sipas burimeve hetimore, Dobra dyshohet se është mbytur me litar, pas një konflikti të lindur për prishje pazari në trafikun e drogës.
Ndërkohë që në rrjet po qarkullojnë fotot e autorëve, janë publikuar edhe imazhe të tjera të viktimës.
Në këto foto, Renis Dobra shfaqet në momente të ndryshme të jetës së tij, të publikuara më herët prej tij në rrjete sociale.
