21 VITE DIXHITAL! Festa me oferta dhe revolucion

DigitAlb, platforma televizive e të gjithë shqiptarëve feston sot 21 vjetorin. I themeluar në vitin 2004, në një kohë kur tregu mediatik shqiptar kishte nevojë për vizion, cilësi dhe identitet, DigitAlb erdhi si një revolucion, me guxim për të sfiduar kohën dhe me dëshirën për të ndërtuar një të ardhme ndryshe.

Nga një ëndërr, u transformua në një realitet që frymëzon.

Teksa mbyll vitin e parë të dekadës së tretë, DigitAlb na vërteton se nuk është thjesht platforma televizive më e madhe, por është një pjesë e shtëpisë, një zë i dashur në çdo familje shqiptare dhe mbi të gjitha, një rrëfim i bukur shqiptar që vazhdon të shkruhet me dashuri, pasion dhe përkushtim.

Dhe sot, teksa feston një tjetër vit të suksesshëm, DigitAlb sjell një tjetër arsye për t’u bashkuar: Ofertën e veçantë me super-ulje çmimesh në paketat 12 mujore.

Në një treg gjithnjë e më konkurrues, DigitAlb ka ditur të qëndrojë i pari, jo vetëm për nga shërbimi teknik apo përmbajtja ekskluzive, por për mënyrën se si ka ruajtur thelbin: t’u shërbejë miliona teleshikuesve të çdo moshe që kanë zgjedhur të ndajnë kohën dhe emocionet e tyre me DigitAlb.

21 VITE DIXHITAL! Festa me oferta dhe revolucion