E m*llkoi Suada? ARRESTOHET Kozaku pas videos virale me turistët, ja pse u ndëshkua (VIDEO)

Një 32-vjeçar është ndëshkuar me një gjobë prej 100 mijë lekësh pasi u filmua duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje, në Tiranë. Ngjarja u bë virale në rrjete sociale, ndërsa pas verifikimeve nga Komisariati i Policisë Nr. 4, rezultoi se pasagjeri në fjalë ishte shtetasi K. B., i njohur ndryshe si Kozaku i TikTok-ut.

Policia ndërhyri menjëherë pas publikimit të pamjeve, të cilat – edhe pse të regjistruara disa kohë më parë – nxorën në pah një shkelje të hapur të ligjit për mbrojtjen e mjedisit. Pas identifikimit, Kozaku u shoqërua në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.

Në përfundim, ai u ndëshkua me masë administrative prej 100 mijë lekësh.

Ky arrestim vjen gjithashtu pas një debati 'live' në platformën 'TikTok' me Suada Muçën, ku kanë shkëmbyer replika të forta në një përballje ku temë diskutimi ishte… vendbanimi.

Gjithçka nisi kur Suada përmendi se nuk e dinte ku ndodhet Alliasi, zona ku banon Kozaku, duke e quajtur atë "një vend kot" dhe shtuar se ajo vetë jeton në Dubai. Kjo deklaratë nxiti reagimin e menjëhershëm të Kozakut, i cili e mori personale komentin për lagjen e tij dhe iu kundërpërgjigj me tone të ashpra.

Njoftimi:

Tiranë/Ndoti mjedisin, duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin lëvizte, ndëshkohet me 100 000 lekë gjobë, 32-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas duke hedhur mbeturina nga dritarja e automjetit në lëvizje, ku ishte pasagjer, kryen verifikimet për nxjerrjen e këtij shtetasi, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i verifikimeve u konstatua se videoja e publikuar ishte regjistruar para disa kohësh, si dhe u identifikua shtetasi që kreu shkeljen, konkretisht K. B., 32 vjeç Ai u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në përfundim të këtyre veprimeve, në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000, dhe nenit 15 të Kodit Rrugor, 32-vjeçari u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 000 lekë.

Gjithashtu, materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm.