Arrestohen vëllezërit që kishin kultivuar k*nabis në Tepelenë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2025, 14:44
Policia e Tepelenës ka vënë në pranga dy vëllezër, të cilët kishin kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Luftinjë 1.
Policia njofton se ka arrestuar shtetasit I. D., 23 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshtin Luftinjë 1, të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar 137 bimë narkotike Cannabis Sativa, në zonë të pyllëzuar, në lagjen “Likaj”.
Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies./vizionplus.tv
