Trajnerët më të paguar në Serie A për sezonin 2025-2026

Në prag të sezonit të ri 2025-2026, janë bërë publike thuajse pagat e të gjithë trajnerëve të Serie A.

“Sportmediaset” ka bërë një listim të tyre edhe pse mungojnë shifrat e Fabio Grosso (Sassuolo) dhe Davide Nicola (Cremonese).

Në krye të listës, me 8 milionë euro në sezon, qëndron trajneri i Napolit, Antonio Conte.

Pas tij, me nga 5 milionë euro në sezon ndodhen Massimiliano Allegri i Milanit dhe Gian Piero Gasperini i Romës.

Jashtë 5 më të mirëve Igor Tudor dhe Christian Chivu, që drejtojnë respektivisht Juventusin dhe Interin.

Trajneri me rrogën më të ulët është Eusebio di Francesco i Lecces me 500 mijë euro në sezon.

Trajnerët më të paguar

1.Antonio Conte (Napoli)               8 milionë euro

2.Massimiliano Allegri (Milan)     5 milionë euro

3.Gian Piero Gasperini (Roma)      5 milionë euro

4.Stefano Pioli (Fiorentina)            3 milionë euro

5.Vincenzo Italiano (Bologna)       3 milionë euro

6.Igor Tudor (Juventus)                  3 milionë euro

7.Christian Chivu (Inter)                        2.5 milionë euro

8.Maurizio Sarri (Lazio)                 2.5 milionë euro

9.Ivan Juric (Atalanta)                   2 milionë euro

10.Patrick Vieira (Genoa)              1.4 milionë euro