HENDERSON “RILIND” NË ANGLI! Mesfushori i Kombëtares rikthehet të luajë në “shtëpi”
Jordan Henderson rikthehet të luajë në kampionatin anglez të futbollit. Mesfushori i Anglisë dhe ish-kapiteni i Liverpulit ka nënshkruar për dy vite me ekipin e Brentford
Mesfushori i Anglisë dhe ish-kapitenit të Liverpool-it, Jordan Henderson do të rikthehet të luajë në shtëpi.
Ekipi Brentford zyrtarizoi një kontratë dy vjecare me 35 vjecarin, pas largimit të tij të fundit nga Ajax.
“Kur mësuam që Jordan ishte i disponueshëm, ishte një vendim i thjeshtë,” tha trajneri i Brentford,
“Është ende në gjendje të shkëlqyer fizike dhe jashtëzakonisht i motivuar për të arritur gjëra të
tjera në futboll, pavarësisht arritjeve të mëdha që ka pasur.”
Tekniku shtoi se afrimi i Henderson është i rëndësishëm për të zëvendësuar përvojën e humbur pas largimeve nga ekipi të disa lojtarëve me peshë.
“Jordan ka qenë një nga liderët më me ndikim në vitet e fundit të Premier League,” theksoi Andrews.
Henderson, kaloi 12 vite te Liverpool, ku fitoi Premier League, Champions League, FA Cup, dy League Cups, Community Shield, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për Klube.
Në korrik 2023, ai iu bashkua skuadrës saudite Al-Ettifaq, të drejtuar nga ish-shoku i tij te Liverpool, Steven Gerrard, por vetëm pas gjashtë muajsh kontrata u ndërpre dhe më pas u transferua te Ajax.
Javën e kaluar, klubi holandez ra dakord të mbyllte kontratën e tij një vit para afatit.
Në mars, me emërimin e Thomas Tuchel si trajner i Anglisë, Henderson u rikthye në kombëtare pas mungesës që nga nëntori 2023. Ai numëron 84 paraqitje me fanellën e Anglisë.
Mesfushori ka marrë pjesë në tre Kampionate Botërore dhe tre Evropiane, ndërsa në vitin 2021 u dekorua me titullin MBE nga Mbretëresha për kontributin në futboll dhe bamirësi.

