Kevin De Bruyne nis aventurën e re te Napoli, paraqitet në stërvitjen e parë

Napoli ka nisur përgatitjet për sezonin 2025-2026, me përforcimin e ri, Kevin De Bruyne, që i është bashkuar skuadrës për testet fizike së bashku me shokët e tij të ekipit.

Ylli belg ka zhvilluar ditën e tij të parë të përgatitjeve parasezonale në qendrën stërvitore të Napolit në Castel Volturno.

Foto të publikuara nga “Gazzetta dello Sport” në rrjetet sociale e treguan mesfushorin duke buzëqeshur teksa punonte në palestër krahas bashkëlojtarëve të tij.

Sipas një deklarate të klubit, përveç De Bruyne, në stërvitje ishin të pranishëm edhe Ambrosino, Anguissa, Di Lorenzo, Gilmour, Juan Jesus, Lobotka, Lukaku, McTominay, Meret, Neres, Ngonge, Olivera, Politano, Raspadori, Rrahmani, Simeone, Spinazzola dhe Zanoli.

Për momentin, De Bruyne dhe Luca Mariannucci janë të vetmit përforcime të reja të Napolit, por Noa Lang dhe Sam Beukema pritet t’i bashkohen së shpejti.

Një grup tjetër lojtarësh i ishte nënshtruar testeve mjekësore që të hënën, më 14 korrik.