Etienne Tare kalon tek “KF Tirana”

Sulmuesi premtues Etienne Tare është zyrtarisht pjesë e “KF Tirana”.

Klubi bardheblu njoftoi se Tare i bashkohet Tiranës për sezonin e ri me energji, vizion dhe dëshirë për të dhënë maksimumin.

“Me një profil të qartë teknik dhe një mentalitet serioz pune, Tare vjen te Tirana si një futbollist me perspektivë, i gatshëm të japë kontributin e tij.

“Transferimi i Etienne Tares është një investim në vazhdimësinë dhe cilësinë, duke ndjekur filozofinë e klubit për të afruar lojtarë me potencial të madh zhvillimi, të cilët ndajnë vlera dhe përkushtim ndaj fanellës”, njofton klubi bardheblu.

Sulmuesi 21-vjeçar është djali i ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tare.

Etienne është rritur në ekipet e moshave të Lacios, ndërsa sezonin e kaluar luajti për Skënderbeun dhe më pas me Dukagjinin.